BALLKANI

Kosovë, ministri Maqedonci takoi homologun e tij italian Crosetto

“Kërkova mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO”, theksoi Maqedonci

Agim Sulaj  | 29.03.2024 - Përdıtësım : 31.03.2024
Kosovë, ministri Maqedonci takoi homologun e tij italian Crosetto Foto: Ministri Ejup Maqedonci / X

Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian Guido Crosetto, transmeton Anadolu.

Pas pritjes ceremoniale në Ministrinë e Mbrojtjes, Maqedonci tha se me homologun e tij italian kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe format se si mund ta zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e shkollimit dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Kërkova mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, për të cilën pranova dhe konfirmim nga ministri Crosetto se do të kemi mbështetjen e pakursyer të Italisë. Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO të dy ishim dakord se do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme”, theksoi Maqedonci.

Tutje ministri kosovar e ka falënderuar homologun italian për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ministri Maqedonci e ka njoftuar ministrin Crosetto rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e predhave që pritet të dërgohen së shpejti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın