BALLKANI

Kosovë, Osmani emëroi tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Siç njofton Zyra e Presidentes, emërimi i tyre është bërë në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv/ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla

Agim Sulaj  | 29.12.2022 - Përdıtësım : 30.12.2022
Kosovë, Osmani emëroi tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Zyra e Presidentes, emërimi i tyre është bërë në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv/ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.

“Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade. Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq, gjeneral brigade Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së”, njoftoi Zyra e Presidentes.

Gjeneral Brigade Sefer Isufi është diplomuar në Akademinë ushtarake turke të forcave tokësore.

Tutje, Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke u dëshiruar suksese në ngritjen e mëtejshme profesionale të FSK-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është komandante supreme e FSK-së. FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri, ndërsa transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028 dhe mbikëqyret nga ekspertë të NATO-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın