arsim

Instituti "Yunus Emre" në Prishtinë ndan certifikatat e kursit të osmanishtes

Gungor bëri të ditur se kursi i osmanishtes realizohet në tre nivele: niveli fillestar, niveli për drejtshkrim si dhe niveli i gjuhës persiane dhe arabe

Figen Shaban  | 29.12.2017 - Përdıtësım : 30.12.2017
Instituti "Yunus Emre" në Prishtinë ndan certifikatat e kursit të osmanishtes foto: Figen Shaban / AA

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Instituti "Yunus Emre" në Prishtinë organizoi ceremoninë e ndarjes së certifikatave të kursit të osmanishtes për 33 nxënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesën e dytë të vitit 2017 morën pjesë mësimdhënësi nga Instituti "Yunus Emre" në Prishtinë, Huseyin Gungor, përfaqësuesi i fondacionit Hayrat nga Shkupi dhe profesori i osmanishtes në këtë kurs, Mehmet Cakmak, stafi i Institutit "Yunus Emre" në Prishtinë, si dhe pjesëmarrësit në kursin e osmanishtes.

Mësimdhënësi Huseyin Gungor i cili mbajti një fjalim të shkurtër theksoi se kurset e osmanishtes janë duke u mbajtur që prej pesë vitesh. Ai u shpreh se ka një interesim të madh për këto kurse në Prishtinë, por edhe në Prizren, duke theksuar se edhe fondacioni Hayrat nga Shkupi është duke e ndihmuar institutin qe prej tre vitesh në këtë aspekt.

Gungor bëri të ditur se kursi i osmanishtes realizohet në tre nivele, në nivelin fillestar, nivelin për drejtshkrim dhe në nivelin e gjuhës persiane dhe arabe.

"Nxënësit e kursit të osmanishtes janë ata të cilët kanë përfunduar kursin e gjuhës turke tek ne, por edhe studentët e Degës së Gjuhës Turke në Universitetin e Prishtinës", shpjegoi Gungor, duke theksuar se ky kurs do t'i ndihmojë studentët në jetën akademike, në studimet master apo edhe në doktoratë.

Ai tha se ata do të mund të lexojnë tabelat e shkruara nga vetë paraardhësit e tyre në shumicën prej objekteve të trashëgimisë kulturore të Perandorisë Osmane në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ndërsa, përfaqësuesi i fondacionit Hayrat nga Shkupi dhe profesori i osmanishtes në këtë kurs, Mehmet Çakmak, gjatë fjalës së tij u shpreh se gjatë tre viteve kursin e osmanishtes në Kosovë e kanë mbaruar rreth 100 nxënës. Ai shprehu dëshirën që këta nxënës ta vazhdojnë interesimin e tyre për këtë gjuhë kudo që ndodhen në Turqi, në Kosovë apo në vende të ndryshme të Ballkanit.

Çakmak theksoi se fondacioni Hayrat ka një lidhje të vjetër me osmanishten, por zyrtarisht kanë filluar të ofrojnë kursin e kësaj gjuhe që nga viti 2012. Ai njoftoi se përmes një protokolli të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit të Turqisë kanë certifikuar 600 mijë persona me certifikatën e osmanishtes në vende të ndryshme të Turqisë dhe të botës.

"Për neve është një tregues shumë i rëndësishëm që ju vëllezërit tanë turq dhe shqiptarë në Kosovë, në këtë vend që është trashëgimi e Perandorisë Osmane keni treguar interesim për osmanishten pa u lodhur dhe pa u bezdisur", tha Çekmak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın