SHKUP (AA) - CİHAD ALİU
Ambasadorja e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, thotë se shkollat e lidhura me organizatën terroriste FETO mund të bëhen shqetësim serioz për shtetet ku veprojnë dhe bartin potencial të konsiderueshëm për të përbërë rrezik dhe se kjo gjë mund të shihet nga përvoja e hidhur e Turqisë dhe tentativa për grusht shteti e 15 korrikut të vitit të kaluar.
Në një bisedë për Anadolu Agency (AA), Kara shprehet se në Maqedoni gjenden nëntë shkolla që kanë lidhje me FETO-n, duke shtuar se i pikëllon fakti që njëra nga këto shkolla bart emrin e një poeti nga Shkupi.
Kara thekson se nga anët më të liga dhe dinake të FETO-s është shndërrimi i të rinjve në militantë të organizatës, duke ua shpërlarë trurin.
“Fatkeqësisht, organet mediatike dhe kompanitë e kësaj organizate terroriste ende i vazhdojnë aktivitetet në Maqedoni. Këto institucione nuk kanë asnjë lidhje me Turqinë dhe në asnjë mënyrë nuk e përfaqësojnë atë, por, përkundrazi, punojnë kundër Turqisë, ndikojnë negativisht në marrëdhëniet Turqi-Maqedoni dhe kërkojnë mundësi për ta helmuar bashkëpunimin i cili ecën në mënyrë të shkëlqyer”, vlerëson Kara.
Siç thotë Kara, është e papranueshme vazhdimi i aktiviteteve të një organizate terroriste, e cila prej vitesh është infiltruar në shtet dhe është përpjekur për të marrë kontrollin e shtetit, kurse pas daljes në shesh të planeve të tyre martirizuan 250 persona, plagosën mijëra të tjerë dhe synuan rendin kushtetues dhe demokracinë me tentativën për grusht shteti që e ndërmorën më 15 korrik.
Ajo e cilëson si situatë më të rrezikshme faktin që një organizatë të ushtrojë aktivitete në një sferë të lartë siç është arsimi dhe në këtë mënyrë të rekrutojë punonjës, ndërsa shton se organizata terroriste siguron burim të konsiderueshëm financiar përmes të ardhurave që i përfiton nga shkollat.
Ambasadorja Kara më tej thekson se shkollat e lidhura me organizatën terroriste FETO mund të bëhen shqetësim serioz për shtetet ku veprojnë dhe bartin potencial të konsiderueshëm për të përbërë rrezik dhe se kjo gjë mund të shihet nga përvoja e hidhur e Turqisë dhe tentativa për grusht shteti e 15 korrikut të vitit të kaluar.
“Shikuar nga ky aspekt, shteti mik dhe vëllazëror Maqedonia duhet sa më parë t’u jap fund aktiviteteve të këtyre shkollave, të pengojë helmimin e bijve tanë të vlefshëm nga kjo organizatë terroriste tradhtare e cila synon t’i përdorë ata për veprat e tyre. Lënia e fëmijëve tanë, pasurisë më të vlefshme, në duar të një organizate terroriste të poshtër si kjo, përbën rrezik të madh për të ardhmen tonë të përbashkët. Nuk duhet harruar se fëmijët që shkojnë në këto shkolla dhe u shpërlahet truri, do të kthehen si militantë, terroristë apo individë me vepra të fshehta”, shton Kara.
Sipas Kara, sukseset e shkollave në fjalë janë iluzion. “FETO shfaq sikur organizon gara ndërkombëtare shkencore me pjesëmarrje ng ashumë shkolla, kurse në fakt organizon garë me pjesëmarrje të shkollave të saj nga shtete të ndryshme”, thotë Kara, duke shtuar se në këto gara, ata bëjnë reklamë dhe mashtrojnë njerëzit me shpërblimet që ndajnë.
Kara theksoi se ka një porosi e cila mund t’u jepet të gjithë prindërve në Maqedoni.
“Nëse duan që fëmijët e tyre t’i edukojnë në atë mënyrë që të jenë të dobishëm për shoqërinë dhe individë të sinqertë, atëherë të mos i dërgojnë ata në këto shkolla asnjëherë. Shpresoj që edhe me mbështetjen e autoriteteve të Maqedonisë, t’i shpërtojnë shkollat dhe fëmijët tanë nga kjo organizatë tradhtare.
Aktivitetet e Fondacionit Maarif
Kara më tej shprehet se në shtetet mike dhe shtetet ku jeton numër i konsiderueshëm i shtetasve dhe komuniteteve turke ka pritshmëri nga Turqia lidhur me arsimin cilësor. Për përmbushjen e këtyre kërkesave, Kara rikujtoi se përmes një ligji të veçantë të miratuar në Parlamentin e Turqisë është themeluar Fondacioni Maarif i Turqisë, përmes të cilit synohet arsim cilësor dhe në përputhje me nevojat e kohës në mjedise moderne dhe të pastërta.
Fondacioni Maarif, vazhdon Kara, që nga dita e themelimit ka filluar të realizojë punime tejet të suksesshme, duke synuar shërbime arsimore formale dhe joformale dhe duke marrë për bazë vlerat dhe përvojat e përbashkëta të njerëzimit.
“Në saje të Fondacionit Maarif, aktivitetet e të cilit mbështeten nga Turqia, në shumë shtete do të hapen institucione arsimore të nivelit parashkollor, fillor, të mesëm dhe të mesëm të lartë dhe në këtë mëynrë fëmijët do të mund të arsimohen në mënyrë të mirë sipas standardeve ndërkombëtare dhe të edukohen si individë të dobishëm për shoqërinë. Sërish në kuadër të Fondacionit Maarif, synohet ofrimi i një mjedisi ku të rinjtë mund ta zhvillojnë veten, duke themeluar kurse, qendra studimi, qendra kulturore, biblioteka, laboratorë dhe qendra artistike dhe sportive”, njofton Kara.
Kara po ashtu potencon se Ballkani, që përbëhet nga shtete mike dhe shtete ku jetojnë komunitete turke, është një nga rajonet me prioritet për Fondacionin Maarif, duke shtuar se së shpejti presin që në shumicën e shteteve të Ballkanit, me në krye Maqedoninë, fondacioni të nisë me aktivitete në sferën e arsimit.
Siç thotë ajo, Maqedonia është në krye të shteteve të cilave Fondacioni Maarif u jep rëndësi për shkak të lidhjeve miqësore që ka me Turqinë.
“Fondacioni Maarif së shpejti do të zë vend në mesin e institucioneve arsimore të dalluara në Maqedoni, me shkollat të një niveli të dalluar dhe me arsimin cilësor. Ne kemi besim të plotë se autoritetet relevante të Maqedonisë, ashtu si në çdo sferë tjetër, do të ofrojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e duhur për aktivitetet e fondacionit. Përmes shkollave të Fondacionit Maarif, ne synojmë që të rinjve të Maqedonisë t’u ofrojmë arsim cilësor dhe në përputhje me nevojat e kohës. Dua të theksoj haptazi se Fondacioni Maarif së shpejti do të zë vend në jetën arsimore me shkolla po aq të respektuara, cilësore dhe të besueshme, sa janë të rrezikshme dhe të dëmshme për shoqërinë shkollat e FETO-s, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Turqinë dhe janë shndërruar në fole terroriste”, thotë Kara.
Aktivitetet e realizuara me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti të 15 korrikut
Duke folur për aktivitetet e realizuara në Maqedoni me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi të ndërmarrë nga FETO, Kara rikujtoi se në shumë qytete, në veçanti Shkup, kanë realizuar një numër të madh aktivitetesh.
Ajo tha se gjatë kësaj periudhe kanë dhënë intervista për media dhe kanë pasur rastin të shpalosin kauzën e drejtë të Turqisë përmes programeve të ndryshme.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ne nisëm edhe fushatë. Në aktivitetet që organizuam, ne së bashku me miqtë kërkuam nga pjesëmarrësit që në rrjetet sociale të shpërndajnë video dhe fotografi që shpalosin fytyrën e vërtetë të FETO-s në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe”, theksoi për AA ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.
news_share_descriptionsubscription_contact
