Besar Ademi
30 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Janar 2017
SHKUP (AA) – Raportimet e përditshme të Anadolu Agency (AA) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe shtetet tjera të rajonit, siç janë Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, lidhur me ngjarjet më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas, kanë kapur momente të jashtëzakonshme të cilat janë regjistruar nga objektivi i fotoreporterëve të AA-së.
Një ndër ngjarjet më kryesore janë kriza e refugjatëve, protestat dhe kundërprotestat në Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi, si dhe fotografi nga mbështetja e vendeve të Ballkanit për Turqinë pas dështimit të tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste “FETÖ”.
Në udhëtimin përmes peizazheve të Evropës Juglindore, fotografët e AA-së kanë regjistruar edhe traditën e pashmangshme të festimeve, si dhe objektet fetare, si xhamia dhe kisha, të cilat flasin për shumëllojshmërinë e popujve të kësaj ane.