Elena Teslova
01 tetor 2026•Përditësim: 01 tetor 2026
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi të enjten përdorimin e parë në luftime të raketës balistike taktike FP-7, transmeton Anadolu.
Ai tha se Ukraina do të kalojë në fazën e prodhimit.
“Raketa balistike taktike ukrainase. FP-7. Përdorimi i parë në luftime. Faleminderit për rezultatin. Tani – prodhimi”, tha ai në një deklaratë në Telegram, të shoqëruar me një video.
Ai nuk dha detaje rreth operacionit apo objektivit.
FP-7 është zhvilluar nga kompania ukrainase e mbrojtjes Fire Point. Kompania tha në fillim të këtij muaji se raketa ka përfunduar dy nga tri fazat e testimit dhe mund të hyjë në përdorim luftarak brenda disa javësh.
Raportet publike e kanë përshkruar FP-7 si një raketë balistike të lëshuar nga toka, me një rreze të deklaruar veprimi deri në 200 kilometra dhe shpejtësi maksimale prej rreth 1.500 metrash në sekondë.