Zlatan Kapiç,Talha Öztürk
06 Janar 2017•Përditësim: 07 Janar 2017
BEOGRAD (AA) - Kameramani i Anadolu Agency (AA) Nihad Ibrahimkadiç, pas sulmit të djeshëm në të cilin pësoi lëndime të rënda trupore në kokë, sot në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd iu nënshtrua operacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve paraprake, pothuajse pas intervenimit pesë orësh, operacioni ishte i suksesshëm, edhe pse kishte plagë të rënda në fytyrë. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme, ndërsa rimëkëmbja do të shkojë pak më të gjatë.
Zv/kryeministri i Serbisë dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiç qëndroi sot në Akademinë Ushtarake Mjekësore, ku u informua për gjendjen e Ibrahimkadiç. Po ashtu edhe ministri i Punës, Punësimit, veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin ka dërguar fjalë mbështetje Ibrahimkadiçit, dhe gjatë ditës ai u informua për gjendjen e tij.
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, dje në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd ka vizituar Ibrahimkadiçin, dhe gjatë vizitës, gazetarëve u tha se hetimet e policisë janë duke u zhvilluar në çdo drejtim në mënyrë të gjetjes sa më të shpejtë të autorëve.
Mesazhe mbështetjeje dhe dëshirë për shërim të shpejtë kameramanit të AA Ibrahimkadiç i ka dërguar dje edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV), kanë dënuar ashpër sulmin e egër ndaj Ibrahimkadiçit, dhe i bënë thirrje policisë që urgjentisht të zbulojë sulmuesit dhe motivet e sulmit.
Sulmi ndaj kameramanit të AA e dënoi edhe përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç dhe ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë hetim të shpejtë dhe efikas dhe kapjen e autorëve.
Punonjësi i AA është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, pas kthimit nga Bosnjë e Hercegovina, ku qëndroi për festën e Vitit të Ri.