Nazmi Abduramani
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 12 Dhjetor 2016
SHKUP (AA) - Simpatizantë dhe aktivistë të LSDM-së janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë për të kremtuar fitoren, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i LISDM-së Petre Shilegov tha se partia udhëheq ose fiton në Shkup, por edhe në Kumanovë, Kavadar, Strugë, Strumicë, Gostivar, Dibër, Kumanovë.
Edhe Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev para Qeverisë së Maqedonisë iu drejtua aktivistëve dhe tha se ka një mandat më tepër se oponenti i tij politik VMRO-DPMNE.
Ai tha se atë që ka bërë populli sot do të shkruhet në histori, duke shtuar se LSDM ka një deputet më tepër.
Ndërkohë Komisioni Shtetëror Zgjedhor vazhdon të përpunojë dhe publikojë rezultatet nga votimi i sotëm nga zgjedhjet e parakohshme.