Fatjon Cuka
27 Janar 2018•Përditësim: 27 Janar 2018
TIRANË (AA) - Në Tiranë është mbajtur protesta e opozitës e cila po mbahet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kanë ardhur nga disa qytete të vendit, ndërsa në protestë kanë mbajtur fjalime përfaqësues dhe drejtues të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërkohë Policia e Shqipërisë ka marrë disa masa për të shmangur incidentet në protestë, ku ka bllokuar për qarkullimin disa akse rrugore.