Sibel Vezaj
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
PRISHTINË (AA) - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot në Prishtinë, në sheshin “Skenderbeu”, bënë homazhe në shenjë nderimi për Astrit Deharin, i cili vdiç dje në rrethana ende të paqarta. Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte arrestuar pas sulmit ndaj Parlamentit të Kosovës dhe ndodhej në paraburgim për 68 ditë në burgun e Prizrenit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot bënë homazhe në sheshin Skenderbe, përkatësisht përballë Teatrit Kombëtar, ku për nder të të ndjerit Dehari, ndezën qirinj dhe vendosën lule. Pjesëmarrësit gjithashtu kërkuan drejtësi për këtë rast, si dhe për rastet tjera të arrestimeve.
Në këtë homazh po marrin pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, si dhe deputetët Rexhep Selimi e Fisnik Ismajli