Senada Ibraimova
08 shkurt 2017•Përditësim: 09 shkurt 2017
SHKUP (АА) – Sot në Shkup mbahet konferencë për gjendjen aktuale në edukimin dhe arsimin parashkollor dhe prioritetet në strategjinë e re gjithëpërfshirëse për arsimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi në fjalën e tij tha se qeveria punon në rritjen e fushëveprimit në arsimin dhe edukimin parashkollor.
Sipas tij, hapërim i rëndësishëm i qeverisë është rritja e këtij fushëveprimi prej 9 përqind në vitin 2006 në 26 përqind në vitin 2016.
“Projekti i ri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e 140 foshnjoreve, do të rrisë këtë kapacitet dhe presim që në katër vitet e ardhshme fushëveprimi të rritet në rreth 40 përqind. Ndërmorrëm edhe masa tjera në drejtim të rritjes së kapaciteteve, e para është ndarja e granteve për hapje të foshnjoreve private për fëmijë, por, po ashtu edhe në pjesën për blerjen e truallit ndërtimor për 1 euro për një metër katror”, deklaroi ministri Ibrahimi.
Ai më tej shtoi se Qeveria planifion që edhe vet të investojë dhe se për këtë vit planifikohet hapja e shumë objekteve.
Në konferencën, do të bisedohet për gjendjen aktuale të edukimit dhe arsimit parashkollor në shtet, ndërsa do të prezantohen analizat dhe propozimet për vendosjen e masave të reja.
Në konferencë marrin pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, perfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup si dhe profesorë universitarë, përfaqësues të UNICEF-it dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.