Admir Fazlagikj
11 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
SHKUP (АА) - Me rastin e festës shtetërore 11 tetori - Ditës së Kryengritjes popullore sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, çmimi shtetëror për vitin 2017 iu nda historianit, Prof. Dr. Amet Sherif dhe artistit të muzikës, Vlatko Stefanovski, raporton Anadolu Agency (AA).
Historiani Sherif çmim e mori për arritje të jetës në fushën e shkencës dhe arsimit, kurse muzikanti Stefanovski në fushën e kulturës dhe artit.
Në emër të fituesve të çmimit vjetor "11 tetori" të pranishmëve iu adresua Stefanovski.
"Më besoni, befasohem me gjithçka që më ka ndodhur mua. Ndonjëherë befasohem, ndonjëherë shqetësohem, ndonjëherë jam i mahnitur, si sot", tha ndër të tjera Stefanovski.
Prof. Dr. Amet Sherif është këshilltar shkencor në Institutin e Historisë Kombëtare. Ai është punonjës shkencor shumë vjeçar, i cili me aktivitetin e tij shkencor dhe social ka arritur rezultate me interes publik në fushën e studimit të periudhës osmane, qytetërimit dhe kulturës.
Vlatko Stefanovski sot njihet me mjeshtrinë e kitarës, me xhaz dhe etno rock si dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm të matricës së përgjithshme kulturore të Maqedonisë.