Senada İbraimova
13 Prill 2017•Përditësim: 14 Prill 2017
SHKUP (АА) – Shoqata e personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, Shkup, në mënyrë tradicionale shënoi fillimin e festave të Pashkëve, me organizimin e Pazarit të Pashkëve në oborrin e kishës “Shën Ilia” në komunën e Aerodromit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata për persona të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, Shkup, tashmë tre vite me radhë organizon tryezën e Pashkëve.
“Gratë tona anëtare, prezantohen me punimet, gjegjësisht me mënyrën se si ne e përgatisim tryezën tonë të Pashkëve. Dëshirojmë të tregojmë se, edhe gratë anëtare të shoqatës sonë mund sikur çdo amvise të përgatisin për festat”, deklaroi për AA, kryetarja e Shoqatës për të verbër dhe persona me shikim të dëmtuar, Bllagica Petrovska.
Ajo shtoi se paratë e fituara nga ushqimi i shitur, sivjet do të ndahen për qëllime humanitare.
Pashkët konsiderohen si feta më e madhe fetare sipas kalendarit ortodoks. Besimtarët krishterë me këtë festë kremtojnë Ringjalljen e Jezu Krishtit, siç besohet, pas vdekjes së tij me kryqëzim gjatë shekullit të 1 të erës së re. Sipas traditës, në këtë ditë, herët në mëngjes para lindjes së diellit ngjyrosen vezët e Pashkëve.