Kemal Zorlak
24 Qershor 2017•Përditësim: 24 Qershor 2017
BEOGRAD (AA) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot në Beograd është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon dhe integrimet evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vuçiç falënderoi homologun e tij të Maqedonisë që mori pjesë në ceremoninë solemne në Beograd dhe konfirmoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Ai theksoi rëndësinë e takimeve të shpeshta të nivelit të lartë që kontribuojnë në relaksimin e marrëdhënieve të dy popujve, njoftohet nga shërbimi për marrëdhënie me mediat të presidentit të Serbisë.
Ai theksoi se është e domosdoshme të forcohen edhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, si dhe lidhjet ekonomike, bashkëpunimi në sferën e kulturës dhe sportit.
Ivanov tha se Serbia për Maqedoninë është një partner i rëndësishëm tregtar dhe do të ishte e rëndësishme të konsiderohet bashkëpunimi në lidhjen energjetike, por edhe në avancimin e qarkullimit rrugor dhe hekurudhor, duke përdorur më pas mundësinë të cilën e ofron formati Kina Cieza (Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore).
Në takimin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i përcolli urimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe Qeverisë.