Zlatan Kapic
30 Gusht 2021•Përditësim: 31 Gusht 2021
Shoqata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias "Nino Çatiç" ndau mirënjohje me rastin e 29 gushtit, ditëlindjes së shkrimtarit dhe gazetarit të famshëm të Srebrenicës, ndërsa fitues të këtij viti janë Anadolu Agency (AA) dhe gazetari investigativ Denis Dzidiç.
Ceremonia u mbajt në zyrën e Drejtorisë Rajonale të AA-së në Sarajevë, ndërsa mirënjohja e paraqitur nga përfaqësuesit e shoqatës në emër të kësaj shtëpie mediatike u mor nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të AA-së, Hakan Çelik.
Nga UNIMR "Nino Çatiç" theksuan se AA, përveç ndjekjes së ngjarjeve për të cilat shumica e mediave të tjera janë të interesuara, vazhdimisht raporton nga ato pjesë të BeH-së ku ka mungesë informacioni.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të AA-së, Çelik, tha se ishte jashtëzakonisht i nderuar që kishte mundësinë të merrte çmimin në emër të Anadolu Agency.
"Megjithatë, në të njëjtën kohë më vjen shumë keq. Do të doja që Nino të ishte gjallë dhe me ne, të mos kishte ndodh gjenocid në Srebrenicë dhe të mos e kishim marrë këtë pllako, por të uleshim me Ninon dhe të flisnim për të ardhmen ... Në Srebrenicë nga ana e agresorëve janë marrë së paku 8.372 jetë, kjo do të thotë po aq të ardhme dhe plane", tha Çelik.
Ai kujtoi se për AA raportimi nga Srebrenica, për Srebrenicën, si dhe nga pjesë tjera të BeH-së, që ka të bëjë me periudhën nga viti 1992 deri në vitin 1995, është një përgjegjësi.
"Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe të intensifikuar. Kjo tregon se jemi në anën e drejtësisë", tha Çelik, duke falënderuar për dhënien e pllakës në emër të tij dhe në emër të kolegëve të tij të AA-së.
Dhënia e mirënjohjes drejtorit të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese në BeH, Denis Dzidiç, nga UNIMR "Nino Çatiç", u shpjegua me angazhimin e tij për të monitoruar hetimet ligjore dhe mediatike të krimeve të luftës.