Aldijana Hadzic
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBeH), entiteti në Bosnjë e Hercegovinë, aktualisht janë vetëm 165 persona të infektuar aktiv me koronavirus të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e kaluara në FBeH, 22 persona u shëruan nga COVID-19, tha Goran Çerkez, anëtar i Stafit të Krizave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe ndihmës i ministrit të Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë janë konfirmuar 14 raste të reja të infektimit, 12 në entitetin e Republika Sërpska, ndërsa dy në Federatën e BeH-së.
Në BeH gjithsej janë 2.290 raste me COVID-19, ndërsa 133 persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes.