Ihvan Radoykov
09 qershor 2021•Përditësim: 12 qershor 2021
Një avion luftarak i Bullgarisë i tipit MiG-29 është rrëzuar në Detin e Zi teksa merrte pjesë në stërvitjen ushtarake "Shabla 21", transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmin për rrëzimin e avionit i cili ishte pjesë e Forcave Ajrore Bullgare e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë, ku thuhet se është duke vijuar operacioni i kërkim-shpëtimit, ndërsa stërvitja ushtarake është prolonguar.