BALLKANI

Greqi, punonjësit e mediave në grevë 24-orëshe

Buletinet e lajmeve në radio dhe televizion u anuluan ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve

Derya Gülnaz Özcan  | 08.04.2025 - Përdıtësım : 08.04.2025
Greqi, punonjësit e mediave në grevë 24-orëshe

Athinë

Të gjithë përfaqësuesit e mediave në Greqi hynë në një grevë 24-orëshe, pas thirrjes së Shoqatës së Punonjësve të Mediave (ESHEA), transmeton Anadolu.

Rrjedha e lajmeve në vend u ndërpre për një ditë, në kuadër të grevës së gazetarëve të mediave të cilët kërkuan rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, anëtarët e mediave shprehën kërkesat e tyre si fillimi i negociatave për rinovimin e kontratave kolektive të punës, paga fillestare minimale në media të jetë 1.250 euro, rritje minimale prej 10 për qind të pagave, rritje e shtesave për detyrat jashtë qytetit dhe 250 euro shtesë në ditë për lajmet për fatkeqësitë natyrore.

Buletinet e lajmeve në radio dhe televizion u anuluan ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve.

Për shkak të grevës nesër nuk do të botohen gazetat në vend.

Greva e cila ka nisur në orën 05:00 sipas kohës lokale, do të përfundojë nesër në orën 05:00.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın