Agim Sulaj
03 nëntor 2021•Përditësim: 04 nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus të shkojë në 2.978, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi po ashtu ka regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.809.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë kryer 1.893 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani gjithsej janë kryer 1.274.546 teste.
Të dhënat njoftojnë se 16 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 157.386 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 445.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës. Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dy dozat e nevojshmë të vaksinës.