Agim Sulaj
21 Shkurt 2021•Përditësim: 22 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.572, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 398 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 66.380.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.996 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 285.900 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 228 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 58.169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.639.