Agim Sulaj
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 25 Dhjetor 2021
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktima nga ky virus mbetet 2.989, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.311.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.984 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.360.166 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.991, ndërsa numri i rasteve aktive është 331.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës. Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.