Agim Sulaj
05 Prill 2022•Përditësim: 05 Prill 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.137, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.599.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 949 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.803.137 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 27 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.917, ndërsa numri i rasteve aktive është 545.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës. Deri më sot 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.