Agim Sulaj
05 Mars 2021•Përditësim: 06 Mars 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se shtatë persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.634, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në vend pozitiv janë diagnostikuar 564 raste të reja, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 71.908.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.192 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi janë testuar gjithsej 322.530 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 380 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 61.394.
Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 8.880.