Fatjon Cuka
09 Gusht 2022•Përditësim: 10 Gusht 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Türkiye në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takim pune, transmeton Andolu Agency (AA).
Duke publikuar në rrjetet sociale videon e mbërritjes në Konya, në lidhje me vizitën e tij kryeministri Rama ka shkruar se realizohet me ftesë të Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
"Konya, Turqi (Türkiye). Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit", ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Lojërat Solidaritetit Islam do të mbahen në Konya të Türkiye-s, ku ceremonia e hapjes do të zhvillohet sot dhe vazhdojnë deri më 18 gusht, ndërkohë do të marrë pjesë edhe ekipi olimpik nga Shqipëria.