Bekim Buci
03 Korrik 2021•Përditësim: 04 Korrik 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 6 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.706, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjë viktimë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit, kështu që bilanci i vdekjeve nga ky virus në vend mbetet 5.486.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë pacient i shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i të shëruarve është 150.067.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 153.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.028 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 887.621 teste në vend.