Tezcan Ekizler
03 Korrik 2021•Përditësim: 04 Korrik 2021
TEZCAN EKİZLER
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Turqinë, Dr. Batyr Berdyklychev tha se Turqia ka ndërmarrë punime të suksesshme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe është një nga vendet lider në çështjen e vaksinimit.
Gjatë vizitës së tij në qytetin Izmir, Dr. Batyr Berdyklychev në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se si OBSH vazhdojnë të ndjekin nga afër procesin e pandemisë së COVID-19 i cili që nga viti 2020 ka vendosur të gjithë botën nën ndikimin e tij.
Pasi informoi se në 10 javët e fundit në Evropë është shënuar një pakësim në numrin e rasteve, Berdyklychev tha: "Bëhet fjalë për trende të ndryshme. Rastet po rriten në disa vende evropiane. Në krye të këtij faktori shohim se ndodhet varianti Delta. Ky variant është dominues sepse është më i transmetueshëm. Paraqet një situatë shqetësuese".
Berdyklychev theksoi se varianti Delta është regjistruar në mbi 80 vende dhe se 20 për qind të rasteve të reja në procesin e pandemisë e përbëjnë rastet e këtij varianti.
Ai nënvizoi se vaksinimi është shumë i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19. "Është zbuluar se çdo vaksinë e miratuar nga autoritetet, është efektive. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm për ndalimin e pandemisë. Refuzimi i vaksinimit vjen nga mosbesimi dhe moskuptimi i informacioneve të shpërndara përreth. Madje, edhe ata që janë vaksinuar në luftën me variantin Delta e kapërcejnë më të lehtë dhe pa përjetuar rrezikun e vdekjes", tha Berdyklychev.
"Normat e vaksinimit në nivel të kënaqshëm"
Berdyklychev thotë se Turqia ka luftuar në mënyrë shumë të suksesshme kundër pandeminë së COVID-19. Ai tha se punimet e Ministrisë turke të Shëndetësisë në çështjen e vaksinimit janë të suksesshme.
"Me të vërtetë normat e vaksinimit janë në nivel të kënaqshëm. Turqia është bërë një nga vendet lider në çështjen e vaksinimit. Shohim se vaksinimet janë të hapur për të gjithë. Shumë njerëz kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Gjithashtu ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinimit. Të gjithë duhet të vaksinohen", tha Berdyklychev duke shtuar se:
"Për sa kohë që virusi është në qarkullim, do të ketë edhe persona që do të sëmuren. Është e nevojshme të vazhdohet vaksinimi për të pakësuar infektimin. Turqia në këtë çështje është në situatë shumë të mirë. Ka një fushatë që Ministria e Shëndetësisë ka filluar me persona të famshëm për rritjen e vaksinimit. E ndjekim edhe atë. E shohim se sa e nevojshme është".