Dzihat Aliju
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 17.977, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 739.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 158 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 14.959 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.279.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.697 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 188.777 teste.