Prishtinë
Federata e Muaythait në Kosovë, nën përkrahjen e Federatës Botërore dhe Evropiane, po mbanë në Prishtinë Kampionatin Evropian të Muaythait, raporton Anadolu.
Në këtë kampionat po marrin pjesë rreth 300 garues nga 30 shtete të ndryshme të Evropës.
Në këtë ngjarje sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë, po marrin pjesë edhe rreth 18 sportistë nga Türkiye.
Sekratari i Përgjithshëm i Federatës së Muaythait në Kosovë, Halil Kurhasku, tha për Anadolu se në këtë kampionat po marrin pjesë edhe shtete të cilat ende nuk e njohin Kosovën si shtet.
“Pjesëmarrës janë 300 garues nga 30 shtete evropiane. Kemi shtete që nuk e njohin Kosovën, por janë pjesëmarrëse, si Armenia, Azerbajxhani, Moldavia, Greqia dhe disa shtete të tjera”, theksoi Kurhasku.
Kurhasku tha se gjithçka deri më tani ka shkuar mbarë, nga dita e hapjes së kësaj gare, më 9 nëntor.
“Kosova ka marrë pjesë me tetë sportistë dhe kemi shtatë medalje. Është një sukses mjaft i madh, kemi dy medalje të arta, tre të argjendta dhe dy të bronzta”, theksoi Kurhasku.
Në Kampionatin Evropian të Muaythait në Prishtinë po marrin pjesë garues nga të dyja gjinitë dhe në mosha të ndryshme.
Sporti i Muaythait është sport me origjinë nga Tajlanda dhe ka pikëpamje të ngjashme me thaiboksin dhe kikboksin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.