Husamedin Gina
04 nëntor 2019•Përditësim: 05 nëntor 2019
Zëvendës-kryetarja e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për punë të jashtme në Senatin francez, Helene Conway-Mouret, sot vizitoi Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu agency (AA).
Helene Conway-Mouret zhvilloi takim me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hari Lokvenec dhe anëtarët e Komisionit.
Lokvenec duke theksuar se në takimin u bisedua për temat aktuale tha se ndonëse vizita ka qenë e dakorduar një periudhë më të gjatë “ajo ndodhi në një periudhë shumë të rëndësishme për shtetin tonë, veçmas lidhur me Republikën e Francës”.
“Nëse mund të përmbledh tërë takimin shkurt, alternativë për rrugën evropiane të Maqedonisë, nuk ka. As në formën, as në thelbin lidhur me disa organizata tjera botërore ndërkombëtare. Do me thënë, zgjidhja e vetme është anëtarësimi i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që sipas meje, është konstatimi më i rëndësishëm dhe ai që mund ta bart deri te të gjithë ju, megjithatë edhe deri te qytetarët tanë”, theksoi Lokvenec.
Gjatë vizitës, nënkryetarja e Senatit francez, do të realizojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me nënkryetarin Goran Misovski, kryetar i Komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Artan Grubi.