BALLKANI

Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Kapacitete të ndryshme të Policisë së Kosovës, si njësia e motoçikletave, njësiti me qenë K9, dronë dhe makineri të ndryshme u shfaqën para një grupi prej dhjetëra fëmijës

Agim Sulaj  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Policia e Kosovës ka mbushur 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999, raporton Anadolu.

Me aktivitete të ndryshme, ditëlindja e Policisë u shënua në sheshin "Zahir Pajaziti", ku pjesëmarrësve, fëmijë, prindër dhe pjesëtarë të policisë, iu bashkëngjit kryeministri Albin Kurti, ministri Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori gjeneral i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kapacitete të ndryshme të Policisë së Kosovës, si njësia e motoçikletave, njësiti me qenë K9, dronë dhe makineri të ndryshme u shfaqën para një grupi prej dhjetëra fëmijësh.

Pjesëtarë të policisë së bashku me fëmijët zhvilluan edhe ndeshje basketbolli së bashku, ndërsa më vonë u bënë bashkë edhe në valle me këngë popullore. Gjithashtu, disa fëmijë patën rastin të hipnin mbi motorët patrullues të Policisë së Kosovës për fotografi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Policia e Kosovës u shërben qytetarëve pa dallim. "Tash ka filluar viti i ri shkollor dhe më bëhet zemra mal kur ju shoh që edhe fëmijët edhe nxënësit e duan Policinë e Kosovës, e cila na e mbron republikën, e zbaton ligjin dhe i shërben të gjithë qytetarëve pa dallim", theksoi Kurti.

Ministri Sveçla uroi 25-vjetorin e policisë duke thënë që dëshirojnë që pjesëtarët e policisë të kenë "sa më shumë suksese dhe sa më pak punë".

Drejtori i policisë, Hoxha tha se policia ka zhvilluar kapacitetet e saj por mbi të gjitha ka fituar dhe mirëmbajtur besimin e qytetarëve. "Kjo është gjëja më e madhe sepse ne jemi policia e këtij populli, i shërbejmë këtyre qytetarëve, të gjithëve pa dallim dhe vendit tonë", theksoi ai.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın