BALLKANI

Presidentja Osmani takon kancelarin gjerman Scholz

Osmani ka thënë se me kancelarin Scholz kanë pasur diskutim të rëndësishëm në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës

Agim Sulaj  | 18.07.2024 - Përdıtësım : 18.07.2024
Presidentja Osmani takon kancelarin gjerman Scholz Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani ka thënë se me kancelarin Scholz kanë pasur diskutim të rëndësishëm në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ajo i është bashkuar 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, të institucioneve të BE-së, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Në kuadër të samitit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe kryeministri Keir Starmer.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın