Prizreni me pamje mahnitëse pas reshjeve të borës
Ndërtesat historike dhe shtëpitë e qytetit ofruan pamje të bukura me “mbulesën e bardhë” që mbuloi qytetin
Shkup
Qyteti i Prizrenit ka marrë pamje mahnitëse me ngjyrën e bardhë të borës pas reshjeve që kanë përfshirë këtë qytet të Kosovës dhe vendin në përgjithësi, raporton Anadolu.
Ndërtesat historike dhe shtëpitë e qytetit ofruan pamje të bukura me “mbulesën e bardhë” që mbuloi qytetin.
Në Kosovë sot ka dominuar mot me reshje intensive të borës. Sipas parashikimeve, reshje dëbore pritet të ketë edhe në dy ditët e ardhshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.