Agim Sulaj
06 tetor 2026•Përditësim: 06 tetor 2026
Disa qindra qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, duke protestuar dhe duke kërkuar nga deputetët që të votojnë projektligjin për ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Anadolu.
Protesta e organizuar nga platforma “Jo në emrin tim” po mbahet për natën e 21-të me radhë që nga aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në kohën kur kanë mbetur më shumë se 1 orë para se të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se nëse deri më 6 qershor nuk emërohet presidenti i ri, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja.
Gjatë ditës së djeshme, në lexim të parë u votua Projektligji për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, por ende nuk u arrit një marrëveshje midis krerëve të partive të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ajo të votohet edhe në lexim të dytë.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtor dhe u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërkaq Kadri Veseli me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.