Edıta Zekjırovıkj
12 Qershor 2022•Përditësim: 12 Qershor 2022
Në Shkup po mbahet ekspozita e automjeteve të modifikuara, ku marrin pjesë mbi 200 automjete nga vendi dhe rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ekspozitë marrin pjesë shoferë me automjetet e tyre nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Greqia dhe Kroacia.
Ekspozita mbahet për herë të tretë ndërsa pjesëmarrësit garojnë me automjetet e tyre në 65 kategori, përfshirë "Motori më i mirë", "Ngjyra më e mirë", "Interieri më i mirë", "Automjeti më i ulët" dhe shumë të tjera, dhe më e spikatura është kategoria "Automjeti me sistemin e zërit më të lartë".
Ideja e eventit është njohja me njëri-tjetrin dhe shkëmbimi i përvojave të njerëzve që kanë të njëjtin pasion - adhuruesit e adrenalinës.