BALLKANI

Shqipëria goditet nga një tërmet

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti me magnitudë 4,1 është regjistruar me epiqendër në Njësinë Administrative Velipojë në Qarkun e Shkodrës

Fatjon Cuka  | 24.01.2025 - Përdıtësım : 27.01.2025
Shqipëria goditet nga një tërmet

Tiranë

Një tërmet ka goditur Shqipërinë, ndërkohë paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti me magnitudë 4,1 është regjistruar me epiqendër në Njësinë Administrative Velipojë në Qarkun e Shkodrës.

Nga instituti bëhet e ditur se tërmeti është regjistruar me thellësi 15 kilometra.

Ndërkohë, nga autoritete paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme nga tërmeti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın