Fatjon Cuka
11 qershor 2023•Përditësim: 12 qershor 2023
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi ka shkaktuar probleme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, raporton Anadolu.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë dhe lagje të Tiranës, ndërkohë ka patur probleme edhe me qarkullimin e automjeteve.
Në qytete të tjera të vendit reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, në disa qarqe të vendit priten që reshjet e shiut të vazhdojnë.