BALLKANI

Von der Leyen: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Evropë

Liderët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina udhëtuan në Bruksel për të mbajtur takim të nivelit të lartë me presidenten e KE-së

Abdula Berisha  | 19.09.2024 - Përdıtësım : 20.09.2024
Von der Leyen: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Evropë Foto: Dursun Aydemir/AA

Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në Bruksel ka pritur në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu.

Liderët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina udhëtuan në Bruksel për të mbajtur takim të nivelit të lartë me presidenten e KE-së.

"Sot prita liderët e gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me ekonomitë dhe tregjet tona me Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin", u shpreh Von der Leyen në X.

Presidentja e KE-së ndau edhe video nga pritja, ndërsa në takim të pranishëm janë presidentët e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama; Kosovës, Albin Kurti; Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski; Malit të Zi, Millojko Spajiq; si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.