Haydar Hadi
23 Maj 2017•Përditësim: 24 Maj 2017
BAGDAD (AA) - Në kopshtin zoologjik të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, ndodhet një luan i rrallë, i cili njihet me emrin "luani i bardhë", raporton Anadolu Agency (AA).
Luani i bardhë u lind dhjetë muaj më parë në kopshtin zoologjik në parkun Zerva, në qendër të Bagdadit. Ai është një kafshë e rrallë dhe në të gjithë botën gjenden vetëm 30 të tillë.
Luani i bardhë i nënshtrohet një përkujdesi special. Drejtori i këtij kopshti zoologjik, Dr. Adil Musa, tha për AA se luani në fjalë është një nga speciet e rralla në botë. "Luanët e bardhë ndodhen përballë rrezikut të zhdukjes sepse çiftëzimi i tyre nuk është i lehtë. Jeta e tyre mesatare është 10 deri në 14 vjeç", tha ai.
Ushqehet në mënyrë të veçantë
"Për shkak të mutacioneve të ndodhura mund të rastësisim në lindje të rralla të kësaj natyre. Edhe pse u lind rreth 10 muaj më parë, shëndeti i tij vetëm tani është stabilizuar. Ky luan është i seksit mashkull, ndërsa motra e tij e lindur bashkë me të ka ngjyrën normale të luaneshës", tha Musa.
Duke vënë në dukje se në të gjithë kopshtet zoologjike të botës gjithsej ndodhen vetëm 30 luanë të bardhë, Musa tha: "Luani i bardhë këtu ushqehet në mënyrë speciale. Ai monitorohet nga veterinerë specialistë dhe ushqehet me ushqime të veçanta. Së shpejti shpresojmë që këtë kafshë ta nxjerrim në pah dhe të t'ua tregojmë atë vizitorëve".