24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
KAJRO (AA) - Në Egjipt, është ngritur një akt akuzë kundër tetë egjiptianëve të përfshirë në përpjekjen e dështuar për të riparuar maskën e famshme prej ari të mbretit Tutankamon, e cila u restaurua vitin e kaluar, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratën e prokurorisë theksohet se maska e vjetër 3,300-vjeçare, mjekëra e së cilës u thye padashje dhe pastaj në mënyrë të papërshtatshme ishte ngjitur me ngjitës të thjeshtë dhe ishte gërvishtur dhe dëmtuar gjatë kësaj procedure. Për këtë arsye, grupi i lartpërmendur është përballur me akuza, për mjeshtri të papërshtatshme dhe neglizhencë.
Maska ishte ekspozuar në Muzeun egjiptian në dhjetor, pas së cilës u restaurua nga një ekip ekspertësh gjermano-egjiptan, të cilët kishin hequr ngjitësin, kurse pjesa e shkëputur të mjekrrës e ribashkuan me ndihmën e dyllit të bletëve, i cili përndryshe përdoret për riparimin e objekteve antike.
Eksperti për restaurim Christian Eckmann një vit më parë tha se gërvishtjet e gjetura në maskë mund ti përkasin kohëve të fundit.