Ömer Koparan
20 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
ÖMER KOPARAN
AFRIN (AA) - Zbulohen tunelet që terroristët kanë hapur me makineri pune nëpër kodra të Afrinit në Siri i cili u mor nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).
Tunelet e filmuara nga AA u zbuluan gjatë kërkimeve të ULS-së në kodrat nga ku kontrollohet qendra e Afrinit.
Nga vendndodhja e tuneleve qendra e qytetit mund të vërehet lirisht, ndërsa hyrjet e tyre kanë një gjerësi ku mund të hyjnë dhe dalin kamionë për gërmime.
Pas hyrjes, tuneli ngushtohet duke marrë një formë rrethore. Në tunelet me rreth 2 metra në diametër është e mundur që të ecin shumë persona përnjëherësh.
Sipas verifikimeve paraprake u konstatua se gjatësia e tuneleve arrin 400 metra nga hyrja, ndërkohë që brenda tyre janë gjetur makineri pune që kanë një teknologji të lartë të cilët terroristët e larguar nga Afrini i kanë përdorur në gërmime.
Gjithashtu bëhet e ditur se divizioni Hamza dhe forcat speciale të Ushtrisë Kombëtare nga komponentët e ULS-së të cilët kanë zbuluar tunelet vazhdojnë kërkimet në male.
Komandanti i divizionit Hamza, Sejf Abubekir, në një deklaratë për AA tha se terroristët me tunelet e hapura kanë patur synim lidhjen me njëri-tjetrin të vargmaleve që rrethojnë qendrën e qytetit, por se janë arratisur pa i përfunduar gërmimet.
Ndër të tjera Abubekir ka tërhequr vëmendjen se tunelet e gërmuara me qëllim për të mbrojtur anëtarët e organizatës nga sulmet ajrore janë në madhësinë për të depozituar armë edhe municione.
Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" më parë janë zbuluar edhe një numër i madh të tuneleve në pjesën veriore të qendrës së Afrinit, në rajonet më pranë kufirit të Turqisë.