Tevfik Durul,Nazlı Yüzbaşıoğlu
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Qytetarët në rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut vazhdojnë protestat kundër projektligjit të pezulluar i cili parasheh të lehtësoj ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
AA ndjek nga vendi këto protesta me pjesëmarrje të madhe në Hong Kong me popullsi prej 7,4 milionë banorë, një ndër qendrat më të mëdha financiare të botës.
Protestat vazhdojnë rreth 2 muaj, edhe pse Shefja ekzekutive e rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam, tha se "projektligji ka vdekur".
Protestuesit sot u mblodhën në Victoria Park prej ku dëshironin të marshojnë drejt ndërtesave qeveritare. Ata nuk arritën të marrin leje për këtë prandaj do të marshojnë deri në qendrën policore.
Në protesta marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë të Hong Kongut, pjesa më e madhe e të cilëve përbëhet nga të rinjtë.