Mohammad Fahim Abed
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Në përleshjet ndërmjet talebanëve dhe forcave të sigurisë në qytetin Gazne të Afganistanit, janë vrarë 19 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefektit të qytetit Gazne, Muhammed Ali Ahmadi, tha se një grup militantësh talebanë të cilët kanë planifikuar të sulmojnë qarkun Karabag janë parandaluar nga ana e forcave afgane para se të arrijnë në qark.
Ahmadi tha se përleshjet që filluan mbrëmë mes militantëve talebanë dhe forcave afgane në rajonin Spin Bend të qarkut Abe Bend të qytetit Gazne kanë zgjatur deri në mëngjes. Në këto përleshje mbetën të vrarë 19 militantë, ndërsa në forcat afgane nuk ka patur viktima.
Madje, është bërë e ditur se forcat afgane pas përleshjes kanë konfiskuar armë të lehta dhe të rënda, dy automjete dhe tre motoçikleta të talebanëve.