Ramazan Turgut
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
RIJAD (AA) - Sipas rezultateve të zgjedhjeve për këshillat komunalë në Arabinë Saudite nga 979 gra të cilët për herë të parë u kandiduan dhe votuan 20 kanë fituar mandate në këshillat komunalë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta e Arabisë Saudite, Rijad, njoftoi se në deklaratën e ministrit të Çështjeve Komunale dhe Rurale, Abdullatif bin Abdulmelik Al Esh-Shejh thuhet se në zgjedhjet lokale shkalla e tretë pjesëmarrjes ka qenë 47.4 përqind, nga 1 milionë e 487 mijë e 477 persona në votime kanë dalë 702 mijë e 542.