Sayed Khodaiberdi Sadat
25 Tetor 2020•Përditësim: 26 Tetor 2020
Në një operacion në Afganistan është vrarë, Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e organizatës terroriste Al-Kaeda, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria Kombëtare e Sigurisë së Afganistanit njoftoi se forcat e sigurisë zhvilluan një operacion kundër organizatës terroriste Al-Kaeda në provincën Ghazni.
"Në operacion është vrarë Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e Al-Kaedës", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se personi në fjalë ka qenë "numri dy i rrjetit të ashtuquajtur Gadishulli indian i organizatës".