Adam Abu Bashal
21 Maj 2018•Përditësim: 22 Maj 2018
VAGADUGU (AA) – Në operacionet anti-terror në Afrikën Perëndimore, në të cilën u përfshinë edhe Burkina Faso, Benin, Gana dhe Togo, u arrestuan 202 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në luftën kundër terrorizmit u arrestuan 52 persona nga Burkina Faso, 42 nga Benini, 95 nga Togo dhe 13 nga Gana. Në total u arrestuan 202 persona", tha kolonel Blaise Ouedraogo.
Me këtë rast u konfiskuan eksplozivë dhe mallra të destinuara për kontrabandë. Rreth 2.900 policë dhe forca speciale nga katër vende morën pjesë në aksion.