Burak Karacaoğlu,Ömer Koparan,Adham Kako
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
AFRIN/ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" kanë çliruar nga terroristët 3 fshatra të tjerë në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informojnë gazetarët e AA-së në terren, TSK dhe ULS në kuadër të operacionit ndaj terroristëve në jug të qendrës së qytetit të Afrinit, kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Ayn Darah, Basutah dhe Burj Abdallah.
TSK dhe ULS ditë më parë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", morën nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit dhe pikat në veri, lindje dhe perëndim të qytetit.
Qendra e Afrinit përbëhet nga gjashtë qyteza, Raxhu, Bulbul, Shejh Hadid, Xhinderes, Sheran dhe Mabatli. Qendra e qytetit dhe të gjitha qendrat e qytezave ndodhen nën kontroll të TSK dhe ULS-së.