Bota

Aktivistja e mjedisit Thunberg arrestohet në Danimarkë gjatë protestës kundër Izraelit

Thunberg njoftoi se mori pjesë në protestën kundër administratës së Universitetit të Kopenhagës, e cila nuk ka vendosur për bojkot akademik kundër Izraelit

Selen Valente Rasquinho  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
Aktivistja e mjedisit Thunberg arrestohet në Danimarkë gjatë protestës kundër Izraelit

Bruksel

Aktivistja suedeze e klimës dhe mjedisit, Greta Thunberg, u arrestua në një demonstratë në mbështetje të Palestinës që ajo po merrte pjesë në Universitetin e Kopenhagës, kryeqytetin e Danimarkës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Thunberg njoftoi se mori pjesë në protestën kundër administratës së Universitetit të Kopenhagës, e cila nuk ka vendosur për bojkot akademik kundër Izraelit, pavarësisht një kërkese të gjatë, dhe se policia ka ndërhyrë me dhunë.

Thunberg ndau gjithashtu një video që tregon studentët duke u ndaluar nga policia.

Më pas, në llogarinë e saj u publikua një video tjetër, ku ajo shihet duke u prangosur dhe duke u futur në një automjet policie.

Thunberg, e njohur si një aktiviste e klimës dhe mjedisit, gjithashtu proteston kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe ndan postime duke theksuar se Izraeli po kryen "krime lufte" dhe "gjenocid".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.