Ekip
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
YANGON (AA) – Ish-njeriu i parë i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka vizituar sot personat e shpërngulur për shkak të konflikteve në rajonin që gjendet në afërsi të kufirit të Mianmarit me Bangladeshit, në cilësi të kreut të komisionit me detyrë për gjetjen e mënyrës për zgjidhjen e konfliktit në këtë pjesë të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i qeverisë rajonale të shtetit Rakhine deklaroi se ekipi i komisionit ka udhëtuar në pjesën veriore të shtetit ku ushtria akuzohet për dhunë mbi pjesëtarët e pakicës muslimane Rohingya.
“Komisioni do të vizitojë të shpërngulurit në fshatrat rreth qyteteve Maungdaë dhe Buthidaung", tha Min Aung në një deklaratë telefonike.
Kjo është vizita e dytë e Ananit në cilësi të kreut të këtij komisioni në rajon me qëllim të ofrimit të ndihmës për autoritetet në zgjidhjen e konfliktit mes budistëve dhe muslimanëve.
Për herë të pari e vizitoi në shtator, pesë vite pas serisë së incidenteve dhe dhunës mes budistëve dhe muslimanëve Rohingya në Rakhine, ku u vranë 100 persona, ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u shpërngulën, në mesin e të cilëve shumica muslimanë Rohingya.
Kjo vizitë vjen pas sulmit më 9 tetor, ku u vranë nëntë policë nga individë të armatosur në afërsi të kufirit me Bangladeshin. Që atëherë, ushtarët janë akuzuar për një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe përdhunime, në rajonin ku zbatojnë operacion të gjetjes së përgjegjësve për sulmin.
Grupi që mbron të drejtat e muslimanëve Rohingya pohon se rreth 400 pjesëtarë Rohingya janë vrarë në operacionet ushtarake në veri të shtetit, ndërsa Mianmari pretendon se janë vetëm 91 persona, duke përfshirë 17 ushtarë dhe 74 sulmues.
Për shkak të rritjes së shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, autoritetet e Mianmarit kanë hapur hetim për akuzat.
Të premten, kabineti presidencial bëri të ditur se komisioni me 13 anëtarë do të hetojë për prapavijën e sulmeve më 9 tetor, 12 dhe 13 nëntor në Maungdaw.