Abdelrahman Fathy Ramadan Mohamed,Said İbicioğlu
06 tetor 2020•Përditësim: 06 tetor 2020
Në Arabinë Saudite ekonomisti opozitar, Essam Al-Zamil është dënuar me 15 vite burg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e "Të burgosurit e mendimit" të formuar nga aktivistët e Arabisë Saudite thuhet se "Ekonomisti Essam Al-Zamil pas 3 vitesh qëndrimi në burgim u dënua me 15 vite burg".
"Zamil meritonte detyrën e ministrit të Ekonomisë por administrata shtypëse e ka mbajtur atë në burg që nga viti 2017. Ndërsa tani duke e dënuar me 15 vite burg plotësuan këtë shkelje të të drejtave", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të Zamil-it.
Më tej në deklaratë rikujtohet se ekonomisti Zamil është prezantuar nga revista amerikane "Forbes" si një prej figurave më të rëndësishme të ekonomisë si dhe themelues i një kompanie kryesore të tenkologjisë së informacionit.
Ndërkohë nga autoritetet saudite nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me vendimin.
Arrestimet e aktivistëve, gazetarëve dhe klerikëve të njohur u rritën pas ngritjes së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman në skenën politike të Arabisë Saudite.