Zehra Nur Düz
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Zyrtarët sauditë të shëndetësisë kanë njoftuar 17 raste të reja të koronavirusit, duke rritur numrin e rasteve të këtij virusi në vend në 62, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar Ministrinë saudite të Shëndetësisë, mediat lokale raportojnë se në mesin e njerëzve që kontraktuan koronavirusin ka 11 shtetas të huaj, ndërsa një person po ashtu u lëshua nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi.
Mëngjesin e ditës së djeshme, Arabia Saudite pezulloi fluturimet drejt të gjitha vendeve të BE-së, si dhe drejt Zvicrës, Indisë, Pakistanit, Sri Lankës, Filipineve, Sudanit, Etiopisë, Sudanit të Jugut, Eritresë, Kenias, Xhibutit dhe Somalisë.
Vendi zgjeroi numrin e vendeve të ndaluara në 53.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri i njohur zyrtarisht si COVID-19 është përhapur në të paktën 114 vende.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ka shpallur shpërthimin një pandemi, numri global i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 4.600, me mbi 125 mijë raste të konfirmuara.